Connect with us

Lajme

Myftinia e BFI-së Strugë me detaje për imamin e arrestuar

Publikuar

më

Myftinia e BFI-së Strugë ka reaguar me një deklaratë zyrtare pas raportimeve mediatike për arrestimin e personit me iniciale D.R., duke sqaruar se angazhimi i tij si imam ka qenë i përkohshëm dhe i kufizuar vetëm për dhjetë ditë.

Sipas njoftimit, personi në fjalë ka ushtruar detyrën e imamit në fshatin Dollogozhdë nga 16 janari deri më 26 janar 2026, me karakter kalimtar dhe funksional, pas një kërkese të drejtpërdrejtë nga përfaqësuesit lokalë të xhamisë, me qëllim sigurimin e vazhdimësisë së faljes së namazeve.

Myftinia thekson se më 26 janar angazhimi i tij ka përfunduar zyrtarisht dhe që nga ajo datë ai nuk ushtron asnjë funksion apo mandat në kuadër të institucionit.

Në reagim nënvizohet se në momentin e angazhimit nuk ka pasur asnjë informacion zyrtar nga institucionet kompetente për procedura penale aktive, ndalesa ligjore apo dënime në fuqi që do ta pengonin këtë angazhim.

“Si institucion fetar, nuk posedojmë kompetenca hetimore dhe nuk kemi qasje në evidenca penale përtej atyre që komunikohen zyrtarisht nga organet shtetërore. Përgjegjësia për veprime eventuale të kundërligjshme është individuale dhe personale dhe nuk mund të transferohet mbi institucionin”, thuhet në deklaratë.

Myftinia e Strugës hedh poshtë çdo përpjekje për ta ndërlidhur rastin me institucionin, duke e cilësuar si të pabazuar dhe të pambështetur në fakte objektive.

Në fund, institucioni shpreh besim të plotë në organet e drejtësisë për zbardhjen e plotë të rastit dhe keqardhje që titulli “Imam” përmendet në një kontekst të tillë, duke theksuar se ky është një amanet shpirtëror e moral që nuk mund të njolloset nga veprimet e mundshme të një individi. (INA)

Maqedoni24 minutes ago

Thaçi: Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe do t’jetëserioz kur ta shoh Planin financiar për zbatimin e tij

Sport33 minutes ago

“Po të mos ndëshkoheshim me karton të kuq, do të fitonim” – Kurti inkurajon “Dardanët”

Maqedoni1 hour ago

Futbolli dhe kujtesa shqiptare në zi: Shuhet Agron Memedi, ish-pjesëtari i UÇK-së dhe futbollisti që la gjurmë!

Maqedoni2 hours ago

LSDM akuzon Mickoskin se po tenton ta heshtë opozitën për skandalin e Alta Bankës

Lajme2 hours ago

Eljesa Neziri: 57% e të punësuarve në institucionin që drejtoj janë shqiptarë – patriotizmi matet me vepra, jo me fjalë!

Maqedoni2 hours ago

Arijanit Hoxha kërkon nga Zeqirija Ibrahimi të tregojë se sa vota siguroi për kandidatin e BDI-së në Butel?

Lajme2 hours ago

Mexhiti në Çarshinë Historike të Bursës: Shkëmbimi i përvojave me esnafët, në funksion të revitalizimit të Çarshisë tonë

Kosovë2 hours ago

Deputetja Osmani: Arlindën e lanë në duart e vde’kjes kurse pronarin e lopës e arrestuan

Lajme2 hours ago

Zagrebi si model për Tetovën, Kasami mirëpritet nga Tomasheviqi, 4 pikat e bashkëpunimit

Shqipëri2 hours ago

“Drejt Shqipëria 2030”- Rama vendosi edhe Koçiun si drejtuese politike të PS në Tiranë, zv/kryeministrja: Do të vijojmë punën në çdo lagje e njësi!

Maqedoni2 hours ago

12-vjeçarja mbahet e mbyllur në veturë gjatë natës, nëna alarmon policinë

Maqedoni3 hours ago

Usein Ramadani paralajmëron padi ndaj Darko Kostovskit: Nuk ke të drejtë të më njollosësh

NA NDIQ NË FACEBOOK