Connect with us

Lajme

Ministri Durmishi në takim me Sindikatën e Administratës, rriten pagat e administratorëve

Publikuar

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, bashkë me kryeministrin Mickoski, aktualisht po zhvillojnë takim me Sindikatën e Administratës shtetërore.

Në takim po flitet për rritjen e pagave për të gjithë të punësuarit në administratë.

Sipas informacioneve, ministri Durmishi do ta propozojë një formulë të rritjes graduale të pagave në 3 vitet e ardhshme, duke filluar nga ky vit.

Pagat do të rriten për 8% më shumë sesa rritja automatike që pason pas rritjes së pagës minimale në mars.

Poashtu, do të ketë rritje të garantuar prej 8% edhe në vitet 2027 dhe 2028.

Që nga fillimi i mandatit të tij, Ministri Durmishi është angazhuar për paga më të mira dhe kushte dinjitoze për punëtorët.

NA NDIQ NË FACEBOOK