Connect with us

Maqedoni

Mickoski: Qytetarët që kanë punuar jashtë vendit nuk do të paguajnë tatim shtesë nëse dëshmojnë se ai tashmë është paguar

Publikuar

Personat që kanë qenë të angazhuar jashtë vendit nuk do të kenë detyrim për pagesë shtesë të tatimit në Maqedoni, me kusht që të paraqesin dëshmi se kompania përmes së cilës kanë punuar i ka shlyer tashmë detyrimet tatimore në vendin ku kanë qenë të angazhuar. Këtë e sqaroi kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve lidhur me njoftimet që një numër i madh qytetarësh po marrin nga Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP), transmeton Portalb.mk.

Kryeministri theksoi se bëhet fjalë për rregullativë ligjore të miratuar nga qeveria e mëparshme. Meqenëse në fund të vitit të kaluar skadonte afati ligjor për ato vendime, ai sqaroi se për këtë arsye DAP u është drejtuar personave në fjalë, si dhe të gjithë qytetarëve në vend, për ta paguar tatimin.

“Nëse DAP nuk do ta bënte këtë, atëherë do të vinte një qeveri pas nesh ose ndoshta kjo qeveri, dhe do të kërkonte përgjegjësi penale për DAP-in, përkatësisht për drejtoreshën, se e ka dëmtuar Buxhetin”, sqaroi të shtunën Mickoski gjatë inspektimit të punimeve ndërtimore në autostradën Gostivar – Bukojçan.

Ai zbuloi se pas takimeve të mbajtura në kabinetin e tij me personat e prekur është arritur marrëveshje për mënyrën se si do të zgjidhet problemi.

“Erdhën në konkludim që ata të dëshmojnë se kompanitë që i kanë angazhuar kanë paguar tatim në vendin ose në vendet ku kanë qenë të angazhuar. Në atë mënyrë DAP nuk do ta arkëtojë atë tatim”, shtoi kryeministri.

Qytetarët të cilët kanë punuar jashtë vendit, kryesisht në Irak dhe Afganistan javëve të fundit kanë protestuar duke kundërshtuar tatimet që DAP u kërkon t’i paguajnë.

Ata thonë se shumë prej tyre kanë qëndruar jashtë vendit mbi 183 ditë dhe siç thonë sipas ligjit për tatimin personal duhet të trajtohen si jorezidentë tatimorë, por ky status nuk na njihet nga DAP. Ata madje thonë se DAP u kërkon dëshmi të cilat ata tani nuk mund t’i sigurojnë nga vendet ku kanë punuar. Qytetarët kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë me protesta derisa të dëgjohet zëri i tyre.

Më 13 dhjetor 2025, qytetarët u befasuan nga vendimi i Drejtorisë së të Ardhurave Publike për mbledhjen e taksës mbi të ardhurat e padeklaruara nga jashtë Maqedonisë.

Disa prej tyre thanë se nuk janë të informuar mjaftueshëm për detyrimin e deklarimit të rregullt të këtyre të ardhura, ndërsa të tjerë kishin theksuar se njoftimet nga DAP-i u kishin ardhur me vonesë, për të ardhura të realizuara vite më parë.

Pas kësaj, qytetarët të cilët kanë punuar jashtë kanë mbajtur disa protesta, kryesisht në Tetovë dhe Kumanovë.

Lajme39 minutes ago

“U krijua për t’i shërbyer një qëllimi politik”, profesori amerikan: Qeveria e Kosovës ta shpërbëj Gjykatën Speciale

Kosovë52 minutes ago

Gjenerali Clark për dënimet në Hagë: Jam i shokuar dhe i zemëruar, s’kam parë asnjë dëshmi që e justifikojnë këtë vendim

Kosovë3 hours ago

Kushëriri i Thaçit: E rrejta nënën e Hashimit, i thashë se masnesër ka me ardhë me të kap për qafe

Shqipëri5 hours ago

Ish-ambasadori për dënimet në Hagë: Vendim me ngarkesa politike, nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 amerikanëve

Kosovë6 hours ago

Haxhiu: Pa vonesë Qeveria e Kosovës duhet të mblidhet dhe të ndajë mbi 100 milionë euro për procesin e Apelit

Shqipëri8 hours ago

Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Fier dhe biznesmeni, dyshohen për falsifikim pronash në Seman

Kosovë9 hours ago

Protestuesit hedhin gurë në drejtim të objektit të EULEX-it

Shqipëri10 hours ago

“Vuçiç është shumë i kënaqur”, Bido për dënimet e Speciales: Vendim absurd, ka pasoja politike për Kosovën!

Kosovë10 hours ago

“KOSOVË! KOSOVË! ÇKA PRITE!” – Çfarë shkruante Rexhep Qosja për arrestimin e ish-krerëve të UÇK-së

Maqedoni10 hours ago

Sulejmani: Nxënësit e Çairit të regjistrohen në shkollat e komunës, mund të hapen paralele të reja

Kosovë11 hours ago

“Ky popull paska pas shpiuna”, Leonora Jakupi e ashpër, “90% e dëshmitarëve ishin shqiptarë”

Kosovë11 hours ago

Gruaja e Behajdin Allaqit në vitin 2000 kishte deklaruar se burrin ia ka marrë policia serbe

NA NDIQ NË FACEBOOK