Lajme
Mexhiti: Taravari ka nënshkruar licenca për kanabis gjatë mandatit si ministër

Kryetari i Komunës së Çairit dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, ka komentuar periudhën kur Arben Taravari ishte në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, duke e lidhur atë me procesin e dhënies së licencave për kanabis mjekësor.
Në intervistë për “Dialog te Lajmi”, Mexhiti deklaroi se gjatë rreth shtatë muajve sa Taravari drejtoi dikasterin, janë nënshkruar shtatë licenca për kanabis. Sipas tij, këto vendime kanë pasur ndikim dhe pasojat, siç tha, po ndihen edhe sot.
Ai theksoi se opinioni duhet të jetë i informuar për vendimet e marra në atë periudhë, duke shtuar se politikat e asaj kohe kanë reflektuar në zhvillimet e mëvonshme në këtë fushë.
















