Lajme
Mexhiti: Qeveria do ta zgjidh këtë çështje, studentët shqiptar provimin do të japin në shqip

Njëri nga krerët e VLEN-it, Izet Mexhiti, ka deklaruar se Qeveria ka kapacitet të plotë për ta zgjidhur çështjen e provimit të Jurisprudencës në gjuhën shqipe, përcjell Zyrtare.net
Duke folur shkurt për këtë temë, Mexhiti tha se studentët shqiptarë do ta kenë mundësinë që provimin ta japin në gjuhën e tyre amtare.
“Qeveria ka kapacitet të zgjidh çështjen e Jurisprudencës. Studentët shqiptarë provimin do ta kenë në gjuhën shqipe”, u shpreh Mexhiti.
Deklarata e tij vjen në kohën kur prej ditësh është hapur debat publik lidhur me të drejtën e studentëve shqiptarë për zhvillimin e provimit të Jurisprudencës në gjuhën shqipe, ndërsa jo më larg se dje kishte edhe përplasje mes zv kryeministrit Sali dhe ministrit të Drejtësisë, Filkov. /Zyrtare.net
















