Religjion
Meda: I fal pesë kohët e namazit, Ramazanin e dua aq shumë sa do ta bëja tre muaj

Këngëtari i njohur shqiptar Mehdin Pergjegjaj (Meda) ka folur hapur për raportin e tij me fenë dhe dashurinë që ka për muajin e shenjtë të Ramazanit. Gjatë një intervistë për n’Demos, ai theksoi se i fal rregullisht pesë kohët e namazit, por me modesti pranoi se ndoshta nuk është aq fetar sa do të donte të ishte, përcjell Zyrtare.net
“I fali pesë kohët e namazit. Ndoshta nuk jam aq fetar sa duhet me kan. Unë, po të kisha qenë (më i përkushtuar), do ta bëja Ramazanin tre muaj, e dua këtë muaj të bekuar,” u shpreh Meda.
Artisti kujtoi edhe ndikimin e rrethanave në të kaluarën, duke treguar se në familjen e tij kishte persona me bindje komuniste që, sipas tij, e dekurajonin praktikimin fetar në rini. “Kemi pas ‘komunista’ në familje që thojshin: ‘i ri mos nino’,” shtoi ai./Zyrtare.net/






















