Connect with us

Religjion

Me nisjen e Ramazanit, Shefi Mamuti publikon ilahinë e re “Zot i Dashur”

Publikuar

Me fillimin e muajit të bekuar të Ramazanit, ilahisti i njohur nga Shkupi, Shefi Mamuti, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor me titull “Zot i Dashur”. Ilahia me përmbajtje shpirtërore përcjell mesazhe devocioni, falënderimi dhe afrimi me Zotin, në frymën e muajit të agjërimit dhe reflektimit.

Tekstin e ilahisë e ka realizuar Hazbi Ameti, ndërsa miksimi dhe masterizimi mbajnë firmën e Ardian Kastrati. Videoklipi dhe montazhi janë punuar nga Xhunejd Feleku, ndërsa projekti është mbështetur nga sponsori gjeneral Bio fara e zezë.

“Zot i Dashur” vjen si një dhuratë artistike për besimtarët në nisje të Ramazanit dhe i shtohet repertorit të ilahive të Shefi Mamutit, i cili prej vitesh kontribuon në muzikën fetare islame në gjuhën shqipe.

NA NDIQ NË FACEBOOK