Connect with us

Lajme

Kasami paralajmëron analizë të funksionarëve në Qeveri, gjetjet do të reflektohen në rikonstruim

Publikuar

Në mbledhjen e fundit të Kuvendit, Lëvizja BESA ka diskutuar edhe për punën e funksionarëve të saj në Qeveri, duke theksuar nevojën për rritje të efikasitetit dhe rezultateve konkrete.

Sipas Kasamit, kuvendarët kanë përkrahur konstatimin e kryetarit të partisë se ka kapacitet për shumë më tepër sesa është realizuar deri më tani në kuadër të angazhimit qeveritar.

Nga Lëvizja BESA bëhet e ditur se analiza e detajuar e punës së funksionarëve do të vijojë në ditët në vijim, ndërsa gjetjet dhe konstatimet do të reflektohen në rikonstruimin e ardhshëm të Qeverisë.

Lëvizja BESA thekson se postet në Qeveri nuk i konsideron si qëllim në vetvete, por si mjet për të ofruar shërbim sa më cilësor dhe efikas ndaj qytetarëve, në veçanti ndaj shqiptarëve, duke nënvizuar se vendimet e ardhshme do të mbështeten mbi këtë parim. 

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK