Connect with us

Lajme

Kasami: Kryesia u shkarkua për t’i hapur rrugë bashkimit të VLEN-it në një subjekt të vetëm

Publikuar

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, pas përfundimit të Kuvendit Qendror të partisë, deklaroi se me shumicë votash është miratuar vendimi për shkarkimin e Kryesisë Qendrore të Lëvizjes BESA, në kuadër të procesit për bashkimin e VLEN-it në një subjekt të vetëm politik, raporton Zyrtare.net

Sipas Kasamit, Kuvendi ka vlerësuar se duhet t’i hapet rrugë ristrukturimit të VLEN-it, duke marrë në konsideratë moratoriumin e aktiviteteve partiake nga subjektet që e përbëjnë këtë koalicion.

“Ky vendim është në funksion të konsolidimit dhe unifikimit të spektrit politik brenda VLEN-it, me qëllim krijimin e një subjekti të vetëm,” deklaroi Kasami.

Ai bëri të ditur se Kuvendi e ka autorizuar atë, në cilësinë e kryetarit të Lëvizjes BESA, që të vijojë bisedimet për të ardhmen e VLEN-it, duke i dhënë mbështetje të plotë procesit të bashkimit në një strukturë të vetme politike.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK