Sport
Kaos te FC Shkupi: Këshilli ngrin të gjitha aktivitetet e klubit
Publikuar
para 7më

Situata në FC Shkupi ka hyrë në një fazë kaotike, pasi “Këshilli për shpëtim dhe rikthim të ndershmërisë, dinjitetit dhe identitetit të Klubit Futbollistik Shkupi” ka vendosur të ngrijë të gjitha aktivitetet në dhe rreth klubit, shkruan Zyrtare.net.
Në komunikatën e publikuar, Këshilli sqaron se gjatë ditës së mërkurë, në prag të ndeshjes miqësore me KF Arsimin, është njoftuar nga Bekim Baftijari se ai ka marrë pronësinë e klubit. Ky pretendim është shoqëruar edhe me publikimin e një fotografie nga ish-presidenti Jasin Konjali, ku ky i fundit i uronte Baftijarit “pronësinë” e FC Shkupit.
Megjithatë, sipas Këshillit, dokumenti i prezantuar nga Baftijari nuk përbën dëshmi për transferim të pronësisë apo aksioneve të klubit, por vetëm një autorizim për përfaqësim para institucioneve, i ngjashëm me autorizime që në të kaluarën i kanë pasur edhe drejtues të tjerë ekzekutivë. Sipas tyre, në këtë formë Baftijari mbetet vetëm “person i autorizuar nga ish-presidenti” dhe jo pronar i klubit.
Këshilli shpreh shqetësim serioz për mungesën e transparencës, mungesën e një plani konkret për funksionimin e klubit dhe përplasjen e filozofisë së veprimit me atë të personit të autorizuar. Po ashtu, thuhet se situata ka krijuar huti dhe pasiguri te lojtarët dhe stafi teknik, duke rrezikuar harmoninë e rikthyer me shumë mund brenda ekipit.
Në komunikatë theksohet se ky autorizim shihet si një përpjekje e ish-presidentit Jasin Konjali për të fituar kohë dhe për të mos e dorëzuar klubin “atyre që u takon – qytetarëve të Shkupit”, veçanërisht në prag të fillimit të stinorit pranveror.
Derisa të arrihet një marrëveshje e shkruar dhe e qartë për bashkëpunimin e ardhshëm, Këshilli ka vendosur të ngrijë të gjitha aktivitetet, duke i uruar njëkohësisht “personit të autorizuar nga ish-presidenti” fat dhe sukses në, siç thuhet, “shpëtimin e klubit nga më e keqja”./zyrtare.net/
You may like

Tragjedi në Tetovë, humb jetën në aksident trafiku futbollisti 21 vjeçar i Teteksit

Haraçina në këmbë për Shkëndijën – Beqiri dhe Alimi në krah të “Çlirimtarëve”!

Futboll, turkja Zeynep bën historinë…

Hoxha: Mavrova pret ngjarje historike për peshkimin sportiv

Spektakël i Briken Caljas, 4 rekorde mesdhetare dhe 2 medalje në “Taranto2026”

Kurti për suksesin e xhudistëve kosovarë: Pesë medalje, krenari për Kosovën




Sulejmani: Rritet interesimi për arsimin profesional, këtë vit mbi 10.800 nxënës të regjistruar

Mexhiti: Momenti i së vërtetës po afron – presim konfirmimin e pafajësisë për ish krerët e UÇK-së

VIDEO/ Çfarë mbrëmje për Anis Mehmetin, i shënon Arsenalit në ndeshjen e parë si titullar këtë sezon dhe i jep ‘mesazh’ trajnerit!

Një natë para vendimit në Hagë, Kasami në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Limaj: Nesër shpallësi i Pavarësisë në bankën e të akuzuarve, sepse dikur mori guximin t’i hyjë luftës

Video e rrallë: Thaçi, Veseli, Limaj e të tjerët bashkë si kurrë më parë

Familja e ish-presidentit Thaçi në Hagë para vendimit

Muharrem Shaljani emërues i përbashkët i vetëdijes tonë kolektive kombëtare

Masat e sigurisë në Hagë, policia pritet të konfiskoj flamujt dhe shtizat e qytetarëve të mbledhur atje

Revizioni zbulon keqpërdorime në EMV: Është blerë motor gazi 2.5 milionë euro, por nuk është përdorur

Nga interpelancat me 5 ministra, tek votimi i draftit për pagat e magjistratëve! Çfarë pritet në seancën e së enjtes në Kuvend, zbardhet rendi

