Lajme
Ibrahimi në Katar, një partneritet shqiptaro-arab si të ishte historik

Shtetet arabe vijojnë të jenë “dera e hapur” për qeverinë shqiptare, ku vizitat zyrtare aty janë shndërruar tashmë në rutinë, si të ishte një partneritet historik.
Kështu, shkëlqesia e Tij Sheikh Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, kryeministër dhe ministër i Jashtëm i Katarit, priti zonjën Delina Ibrahimaj, ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit, e cila ndodhet për një vizitë zyrtare në Doha.
Siç njoftohet zyrtarisht, gjatë takimit ata u fokusuan në marrëdhëniet ekonomike mes Katarit dhe Shqipërisë, duke diskutuar mënyrat për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe nxitjen e investimeve të ndërsjella.
U shqyrtuan mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në sektorë kyç si tregtia, investimet, inovacioni, zhvillimi i sipërmarrjes dhe projektet e zhvillimit të qëndrueshëm.
Të dyja palët theksuan rëndësinë e intensifikimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve ekonomike përkatëse, si dhe shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira, me synim mbështetjen e rritjes ekonomike dhe krijimin e partneriteteve afatgjata mes dy vendeve.
Takimi u zhvillua në një atmosferë pozitive dhe konstruktive, duke reflektuar vullnetin e përbashkët për të çuar përpara bashkëpunimin ekonomik dypalësh dhe për të hapur horizonte të reja bashkëpunimi në të ardhmen. /tesheshi.com/



















