Connect with us

Kosovë

Fjalët e fundit para verdiktit përfundimtar…

Publikuar

më

Katërshja e UÇK-së pati fjalën e fundit në Hagë, para një Specialeje e cila qartazi po luan politikisht me ta, duke i akuzuar për krime të pandodhura, siç ia do interesi i Serbisë.

Hashim Thaçi tha se, “ka vetëm një të vërtetë: unë jam plotësisht i pafajshëm.

Në kohën e masakrave të vitit 1998, unë isha student. Nuk isha në pozicion për të ushtruar kontroll mbi Kosovën. I vetmi që bënte plane në atë kohë ishte Millosheviçi. Duke parë masakrat në vendin tim, nuk mund të qëndroja indiferent. Vendosa të kthehem në Kosovë. Bëra atë që do të kishte bërë secili prej jush. Për këtë jam krenar dhe nuk pendohem.

Nuk isha i sigurt nëse do ta shihja sërish familjen time. U ktheva në atdhe për të rrezikuar jetën time – për lirinë. Luftën mund ta përfundonte vetëm NATO, dhe askush tjetër”, kumtoi ai.

Kadri Veseli tha se, “unë e di kush jam dhe çfarë kam bërë. Gjykata duhet, me çdo kusht, të mbrojë të vërtetën, drejtësinë dhe pavarësinë.

Liria nuk mund të arrihet përmes padrejtësisë. Unë e di çfarë do të thotë të jetosh nën kërcënim të vazhdueshëm; këtë përvojë nuk ia uroj askujt.

Pas dekadash hetimesh, nuk ka asnjë provë që të tregojë se kam kryer ndonjë krim.

Drejtësia mund të vonohet, por nuk mund të mohohet”.

Rexhep Selimi tha se, “akuzat ndaj nesh janë të padrejta. Prokuroria ka vijuar të mbështetet në pretendime që nuk kanë bazë në të vërtetën, në një përpjekje të vazhdueshme për të njollosur një luftë që në thelb ishte çlirimtare”.

“Shënjestër e Prokurorisë ishte Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, i cili kishte si qëllim pavarësinë e Kosovës. Madje, Prokuroria krijoi përshtypjen se vetë pavarësia po trajtohej si një qëllim kriminal. Qëllimi i UÇK-së ka qenë pavarësia, dhe ta paraqesësh kërkesën për pavarësi si radikale nuk mund ta barazojë luftën çlirimtare me krimet dhe shtetin vrasës të Serbisë. Këtë nuk mund ta bëjë askush”, tha ai.

“Nuk mund të barazosh rezistencën e një populli të shtypur me një plan kriminal. Të përpiqesh të ndërhysh me qëllim në ndryshimin e fakteve historike përmes akuzave me pretendime të shtrembëruara është thjesht përpjekje për të rishkruar historinë. Dhe historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet, aq më tepër në një sallë gjyqi”.

Dhe në fund Jakup Krasniqi, duke e cilësuar burgimin e tij si të padrejtë, tha se, “kjo më është bërë pa i shkaktuar padrejtësi askujt. Pa i rrezikuar asnjë njeriu të vetëm, përkundrazi kam rrezikuar jetën time, jo vetëm gjatë luftës çlirimtare, por që nga vitet 1972-73, me besimin se errësira e padrejtësisë do të thyhej me agimin e shpresës.”

Duke folur për akuzat ndaj tij dhe ndaj UÇK-së, Krasniqi tha se ato janë ndërtuar mbi narrativat e atyre që, sipas tij, shkaktuan luftërat në ish-federatën jugosllave brenda një dekade.

“Nuk mendoj se kjo akuzë i shërben ndonjë drejtësie, e sidomos asaj drejtësie që shoqëritë demokratike pretendojnë ta mbërrijnë.  Drejtësia nuk mund të ndërtohet me gjuhën e ish-shtypësve, ajo duhet të qëndrojë mbi prova të besueshme dhe të vërtetën”.

Tashmë pritet vendimi i Gjykatës, ndërkohë që Prokuroria ka kërkuar nga 45 vite burg për secilin, ose thënë ndryshe, burgim të përjetshëm. Por procesi duket qartazi që është politik dhe si i tillë edhe verdiktin do e ketë politik. /tesheshi.com/

 

 

 

Maqedoni1 hour ago

Tragjedi në Itali: 78-vjeçari me origjinë nga Maqedonia humb jetën në aksident, lë pas bashkëshorten dhe tre fëmijë

Shqipëri2 hours ago

Rama ftesë për dialog protestuesve përmes platformës ‘Fol me kryeministrin’

Lajme3 hours ago

Krejt çka dihet deri më tani për sulmin në Krakov me 6 të vde’kur, detaje për të dyshuarin dhe pamje duke ikur njerëzit

Maqedoni4 hours ago

“ZNAM” sulmon Aleancën për Shqiptarët: Na akuzoni pa argumente, patriotizmi dëshmohet me vepra

Shqipëri4 hours ago

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

Lajme5 hours ago

Racaj: Unë e argumentoj ikjen e mjekëve Kryeministër, a mund ta argumentoni ju kthimin?

Maqedoni6 hours ago

BDI kritikon konkursin në Akademinë Ushtarake: Asnjë shqiptar mes 29 kadetëve të pranuar

Shqipëri7 hours ago

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

Maqedoni9 hours ago

Ali Ahmeti thirrje shqiptarëve të Luginës: Dilni masivisht në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar

Shqipëri10 hours ago

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Lajme11 hours ago

“Thaçi kishte lidhje me familjen Jashari” – Ish-koloneli jugosllav: Nëse konfirmohet vendimi në Apel, UÇK-ja do të etiketohet si organizatë terroriste

Maqedoni12 hours ago

Ilire Dauti ia përplas shifrat Dimitrievskit: „Grupi i vogël“ shqiptar është sa gjysma e maqedonasve!

NA NDIQ NË FACEBOOK