Connect with us

Lajme

Filkov nuk dorëzohet, sërish kundër gjuhës shqipe/ I replikon zv kryeministrit Bekim Sali

Publikuar

Edhe pse Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar se Ligji për Gjuhët lejon dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, ka shprehur një qëndrim dukshëm më të ashpër dhe kundërshtues përmes një reagimi publik drejtuar Zëvendëskryeministrit Bekim Sali.

Në reagimin e tij, Filkov thekson se epoka kur Kushtetuta dhe ligjet interpretoheshin sipas nevojave të ditës ka përfunduar me largimin e qeverisë së kaluar. Ai akuzon Salin për “relativizëm juridik” dhe “kaos institucional”, duke insistuar se normat duhet të zbatohen në tërësi dhe jo në mënyrë selektive.

“Shteti nuk funksionon sipas vlerësimit personal, refleksit profesional apo përshtypjes politike. Vendimet nuk merren me ndjenjë, por sipas Kushtetutës dhe ligjit,” shkruan Filkov.

Ministri i Drejtësisë nuk ka kursyer as ironinë ndaj kolegut të tij nga radhët e koalicionit VLEN. Filkov e ka cilësuar Salin si një “stomatolog” që ende po njihet me materien e integrimeve evropiane dhe reformave në drjtësi. (INA)

NA NDIQ NË FACEBOOK