Connect with us

Maqedoni

Fatmir Limani sërish me një porosi: Rrugëtimi ynë në VLEN ja çfarë kërkon?!

Publikuar

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani sërish sot ka dal me një postim lidhur me zhvillimet politike dhe ristrukturimin e VLEN.

Ja postimi i plotë:

RRUGËTIMI YNË NË VLEN, KËRKON ARKITEKTË DHE ASESI MONARK !

Një grumbull njerëzish, të nisur me qëllime të ndryshme, i mbajti bashkë shpresa se një ditë planet e tyre do të jetësoheshin. Por koha, ky gjykatës i pamëshirshëm, kaloi shpejt. Sot, për shumë përkrahës që shohin nga anash, synimet bëhen çdo ditë e më të largëta dhe loja bëhet gjithnjë e më e qartë.

Si Ministër i çështjeve sociale, demografisë dhe rinisë, por mbi të gjitha si njeri që beson te ndryshimi, ndiej detyrimin të them atë që shumë e mendojnë: Besa është shumë më e madhe se interesat e ngushta të disa mendjeve të ngulfatura.

Ne sot jetojmë në shekullin e rinisë, në një kohë ku muret dhe “fortifikimet” rreth kalave politike nuk i shërbejnë askujt përveç atyre që duan të ruajnë karriget e tyre. Koha e monarkëve dhe e sundimtarëve që e shohin pushtetin si pronë private ka ikur. Sot, vlera e vërtetë nuk matet me atë sa fort e mbron veten brenda rrethimit të partisë, por me atë që lë pas për qytetarin.

Koalicioni VLEN ka një mision që tejkalon mbijetesën politike sepse lindi nga njerz qe duan ndryshimin. Ai duhet të jetë magneti që grumbullon rreth veti arkitektët e ndryshimit ata njerëz që dinë të ndërtojnë, që kanë vizion dhe që guxojnë të mendojnë ndryshe. Nuk na duhen njerëz që fortifikohen rreth kalave të vjetra, na duhen mendje të hapura, të cilat do të ndërtojnë rrugë të reja.

Vizioni ynë transformues materializohet përmes veprimeve konkrete që prekin substancën e shoqërisë aty ku fillon edukata ne familje të pastra dhe ndërtimin e çerdheve, në infrastrukturën e jetës aty ku ngriten shtyllat e edukimit, për një shoqeri te shendoshë.
Sigurimi i një jete dinjitoze për pensionistët dhe mbrojtja e shtresave më të margjinalizuara janë indikatorët e vërtetë të një shteti social që ndertojm. Dhe veprimet me tipare monarku na rikëthejnë në mesjetë.

Mandat i dhenë nga qytetari nuk është një ushtrim agjendash të fshehura, por një platformë e hapur për ata që besojnë të ndryshimi substancial. Ministria që unë drejtoj është dëshmia e gjallë se mund të qeveriset pa u bërë “monark”, duke mbetur shërbëtor i devotshëm i qytetarit. Koha e sundimtarëve ka perënduar; tani është koha e arkitektëve të lirisë dhe mirëqenies sociale”, shkruan Limani.(INA)

Sport8 minutes ago

Admir Latifi, talenti nga Saraji firmos kontratë profesionale me NK Osijek deri në vitin 2029

Kosovë46 minutes ago

Selimi: Kurrë nuk mund të dënohet UÇK-ja, është pasuria e këtij populli

Kosovë48 minutes ago

Avokati i Popullit pas vendimit në Hagë: Padrejtësia ka ndodhur, drejtësia duhet të rivendoset në Apel

Lajme56 minutes ago

Azizi: Me Jakup Huseinin në krye, Bërvenica do t’i bashkohet komunave të Pollogut që po ecin përpara

Kosovë2 hours ago

Protestuesit nisin të mblidhen para Qeverisë

Maqedoni2 hours ago

Zvarritja 11-vjeçare: Projekti i autostradës Kërçovë – Ohër vazhdon të mbetet i papërfunduar pas më shumë se një dekade nga nisja e punimeve.

Lajme2 hours ago

Mexhiti dhe Azizi, shuajnë zërat për përçarje brenda VLEN, shfaqen së bashku në Çellopek

Maqedoni2 hours ago

Zgjidhje për pjesën më të vështirë të autostradës! Botuni do të stabilizohet me konstruksion të ri

Lajme2 hours ago

Dënimi i krerëve të UÇK-së, BDI i reagon partive maqedonase: Drejtësia nuk mbrohet me standarde të dyfishta

Shqipëri2 hours ago

“730 komente që flisnin për varje dhe pushkatim!”- Deputetja Luarasi flet për videon e sulmit verbal: U përndoqa nga një grup që më ngjanin me pionerët e Enverit

Kosovë2 hours ago

Hashim Thaçi mohon përfshirjen në vrasjen e Allaqit, Misetic: Gjykata i mbajti të fshehura provat, duam shqyrtim publik

Lajme2 hours ago

BDI mbledh Kryesisnë Qendrore, diskutohet vendimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës

NA NDIQ NË FACEBOOK