Lajme
Fatmir Dehari përfundimisht jashtë BDI-së/ Ali Ahmeti takon kryetarin e ri të degës nëKërçovë, nis riorganizimi i nëndegëve

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, zhvilloi sot takim me kryetarin e ri të Degës së BDI-së në Kërçovë, Arlind Sejdini, në prani të aktivistëve të degës, shkruan Zyrtare.
Gjatë takimit u konfirmua njëzëri përkrahja e plotë e aktivit partiak për kryetarin e degës, duke theksuar unitetin, përgjegjësinë dhe gatishmërinë për angazhim të përbashkët në funksion të riorganizimit dhe avancimit të strukturave partiake në Kërçovë.
Në këtë kuadër, u njoftua edhe nisja e procesit të riorganizimit të nëndegëve në të gjithë territorin e Kërçovës. Ky proces synon rritjen e efikasitetit, përfshirjes dhe koordinimit më të mirë të aktiviteteve në çdo lagje dhe vendbanim.
Njëzëri u vlerësua që brenda 30 ditëve të ardhshme të mbahen kuvendet e nëndegëve, si dhe kuvendi i degës.
Në këtë takim nuk u pa ish kryetari i komunës Fatmir Dehari, çka nënkupton se përfundimisht ai nuk do të përfaqësoj BDI-n./ZYRTARE.net















