Lajme
Ekstradohet nga Dubai në Shkup Florim Limani, rasti i parë i ekstradimit nga Emiratet e Bashkuara Arabe

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut njofton se sot nga Dubai është ekstraduar në Maqedoninë e Veriut shtetasi Florim Limani (33), i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për vuajtje të dënimit me burg prej tre vjetësh e gjashtë muajsh, përcjell Zyrtare.
Sipas MPB-së, Limani ishte dënuar për veprën penale “prodhim, mbajtje dhe tregtim i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese”, e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 396, paragrafi 1 të Kodit Penal.
Nga ministria theksojnë se kjo është ekstradimi i parë i realizuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt vendit tonë për një person të kërkuar me fletarrest ndërkombëtar nga autoritetet maqedonase./zyrtare/


















