Connect with us

Religjion

Egzon Abazi publikon ilahinë e re “Ëndërr”

Publikuar

Interpretuesi i ilahive Egzon Abazi ka publikuar sot projektin e tij më të ri me titull “Ëndërr”, një ilahi me tematikë shpirtërore që i kushtohet përkushtimit ndaj Zotit dhe qetësisë së besimit.

Tekstin dhe melodinë e ka realizuar Hazbi Ahmeti, ndërsa aranzhimi, miksimi dhe masterizimi mbajnë firmën e Edin Gashit, i cili ka kontribuar edhe në backvokale. Videoklipi është realizuar nga Leon Qelaj, ndërsa incizimi vokal është kryer në studion e vetë artistit.

Një pjesë e xhirimeve është bërë në ambientet e Bazar Mosque of Peja, të cilës i është shprehur falënderim i veçantë, së bashku me bashkëpunëtorët Bekim Mamuti dhe Eriol Belegu, transmeton Zyrtare.net

Në vargjet e publikuara, ilahia përçon mesazh për lumturinë e besimtarit në adhurim dhe qetësinë që sjell falja:
“Të jesh rob i Zotit / Zemra është e lumtur… / Renditem në saf / Namazin me fal.”

“Ëndërr” është publikuar në platformat online së bashku me videoklipin përkatës./ZYRTARE.net