Lajme
Dita e parë e “Safe City”, Toshkovski tregon se sa gjoba u shqiptuan deri ora 20:00

Me nisjen zyrtare të projektit “Safe City”, rezultatet e para janë regjistruar që në ditën e parë.
Sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, deri në orën 20:00 janë shqiptuar rreth 500 gjoba për shkelje të rregullave të komunikacionit, përcjell Zyrtare.
Ai theksoi se sistemi tashmë funksionon plotësisht, ndryshe nga dy muajt e kaluar kur ishte në fazë testuese dhe ndaj shkelësve jepeshin kryesisht paralajmërime. Sipas tij, aktivizimi i plotë i projektit ka ndikuar edhe në uljen e ndjeshme të shkeljeve në trafik.
Ministri nënvizoi se fokusi i “Safe City” nuk është ndëshkimi i qytetarëve, por rritja e sigurisë rrugore dhe krijimi i një kulture më të përgjegjshme të qarkullimit.
Projekti parashikon përdorimin e teknologjisë së avancuar për monitorimin e trafikut, me synim parandalimin e aksidenteve, rritjen e rendit dhe përmirësimin e sigurisë në rrugët e vendit./ZYRTARE.net


















