Connect with us

Lajme

DËSHTON EDHE KONKURSI I DYTË: AEK MBETET PA DREJTOR TË RI (DOKUMENT)

Publikuar

Agjencia për Komunikime Elektronike (AEK) para pak çastesh ka njoftuar zyrtarisht se ka dështuar edhe tentativa e dytë radhazi për zgjedhjen e drejtorit të ri të këtij institucioni rregullator, raporton Zyrtare.

Ky proces pason dështimin e konkursit të parë që ndodhi në fund të vitit të kaluar, duke e lënë institucionin sërish pa një udhëheqës me mandat të plotë. Pas realizimit të intervistave me kandidatët dhe shqyrtimit të hollësishëm, Komisioni solli vendim unanim që të mos bëhet përzgjedhja e asnjërit prej tyre, duke përsëritur kështu skenarin e vitit të kaluar.

Ky vendim është përfundimtar brenda institucionit dhe është publikuar në ueb-faqen zyrtare të AEK-ut, ndërsa kandidatët e pakënaqur kanë të drejtë të ngrenë padi në Gjykatën Administrative brenda një afati prej 30 ditësh. Ky dështim i radhës detyron AEK-un që të përsërisë procedurat ligjore për të tretën herë, duke e zgjatur kështu periudhën e vakumit udhëheqës në një nga institucionet më të rëndësishme rregullatore në vend.

Ndryshe, ky pozicion sipas marrëveshjes politike i ka takuar ASH-së, por jo zyrtarisht mosmarrveshjet politike brenda kësaj partie kanë bërë të dështoj konkursi për së dyti./ZYRTARE.net