Connect with us

Shqipëri

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Publikuar

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale momente nga mbledhja inauguruese e Bordit të Paqes, e zhvilluar në Uashington.

Në një postim në Facebook, Rama publikoi disa foto nga takimi, teksa shkruan: “Fotoalbumi i një dite krenarie për Shqipërinë në Uashington”.

Gjatë fjalës së tij në Bordin e Paqes, kryeministri Rama vlerësoi përpjekjet për ndaljen e konfliktit në Gazë, konfirmoi angazhimin e trupave shqiptare në forcën e stabilizimit dhe propozoi ndërtimin e një objekti publik për fëmijët palestinezë.

Para Trumpit, kryeministri Rama ngriti dhe shqetësimin për ish-drejtuesit e UÇK-së në Hagë.

NA NDIQ NË FACEBOOK