Lajme
Bilall Kasami të shtunën takon aktivistët e strukturat në Saraj

Zv sekretari i Qeverisë, Hasim Murtezani ka njoftuar se kryetari i Komunës së Tetovës dhe njëherësh njëri nga krerët e koalicionit VLEN Bilall Kasami, në kuadër të ristukturimit të VLEN do të zhvillojë një takim me aktivistët dhe strukturat partiake të Lëvizjes BESA në Saraj.
Sipas njoftimit, takimi do të mbahet të shtunën, duke filluar nga ora 20:00, në restorantin “FA-FA” në Kondovë.
Ky takim synon forcimin e komunikimit me bazën partiake dhe koordinimin e aktiviteteve të ardhshme politike në këtë zonë në kuadër të shkrirjes së koalicionit VLEN në një subjekt politik./Zyrtare.net/




















