Connect with us

Lajme

Bilall Kasami nga Saraji: BDI i mashtroi shqiptarët për çështjen e Medresesë, VLEN e bëri me ligj

Publikuar

Një nga krerët e VLEN-it Bilall Kasami, në takimin me strukturat në Saraj, deklaroi se çështja e Medresesë është përdorur për vite me radhë për mashtrim politik nga ana e BDI-së, ndërsa sipas tij, VLEN arriti ta zgjidhë atë menjëherë dhe me ligj, raporton Zyrtare.

“Për rastin e Medresesë as që ju shkonte ndërmend se kjo çështje mund të zgjidhet me ligj. Për 20 vite mashtruan shqiptarët, mashtruan myslimanët dhe mashtruan medresantët. VLEN e zgjidhi këtë menjëherë me ligj”, u shpreh Kasami para të pranishmëve.
Ai theksoi se zgjidhja ligjore e kësaj çështjeje dëshmon dallimin mes, siç tha ai, “politikës së mashtrimeve” dhe “politikës së veprimit konkret”, duke shtuar se qytetarët tashmë po e shohin ndryshimin në praktikë.
Takimi në Saraj u zhvillua në kuadër të angazhimeve me strukturat, ku u diskutua për zhvillimet politike dhe organizimin e mëtejmë të VLEN-it./ ZYRTARE.net

NA NDIQ NË FACEBOOK