Connect with us

Lajme

BDI: VLEN nuk ndihet i gjallë, Fillkovi dhe Janevska po ua tërheqin veshin

Publikuar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) kritikon ashpër qëndrimet e ministrit Fillkovi, duke vlerësuar se deklaratat e tij kontradiktore tregojnë mungesë të planit dhe vullnetit për respektimin e Kushtetutës dhe ligjit. Sipas BDI-së, ministri sot thotë një gjë, nesër tjetër, por nuk garanton kurrë se do të zbatojë rendin juridik të vendit.

Fillimisht, Fillkovi deklaroi se njohja aktive e gjuhës maqedonase kontrollohet përmes provimit të jurisprudencës. Më pas ndryshoi qëndrim, duke thënë se “aktualisht nuk ka mundësi që të jepet në gjuhë tjetër përveç maqedonishtes, sepse provimi i jurisprudencës është provim profesional, jo procedurë administrative”.

BDI thekson se provimi është test për njohuritë profesionale të fituara gjatë studimeve, shumë prej të cilave janë ndjekur në gjuhën amtare të kandidatëve. Çdo përpjekje për ta shndërruar këtë provim në filtër gjuhësor është manipulim i pastër, sipas partisë.

Sipas BDI-së, Ligji për Nëpunësit Administrativë (neni 31) dhe Ligji për provimin profesional (neni 40) i ndan qartë çështjet e njohjes gjuhësore dhe provimit profesional. Për më tepër, praktika e deritanishme dhe Ligji për gjuhët e lejon mbajtjen e provimit edhe në shqip.

BDI i bën thirrje koalicionit VLEN të reagojë, duke pyetur: “A ka ligj në këtë vend apo jo? A do të zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë, apo e drejta mbetet peng i tekeve politike?”./ZYRTARE.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK