Lajme
Azizi lavdëron drejtorin Muamer Seferi: Shembull i angazhimit dhe rezultateve në Parqe dhe Gjelbërime – Shkup

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka vlerësuar punën e drejtorit të Ndërmarrjes Publike “Parqe dhe Gjelbërime” në Shkup, Muamer Seferi, duke e cilësuar atë si drejtorin më aktiv në historinë e kësaj ndërmarrjeje.
“Me drejtorin më aktiv në historinë e Ndërmarrjes ‘Parqe dhe Gjelbërime’ në Shkup, i përkushtuar në terren dhe me rezultate konkrete”, ka shkruar Azizi në një postim në rrjetet sociale.
Postimi është shoqëruar me një fotografi ku deputeti Azizi shihet bashkë me ministrin Besar Durmishi dhe zëvendëskryetarin e Komunës së Tetovës, Albi Qamili.
Drejtori Seferi edhe pse i ri në pozitë ka treguar performanca të mira në angazhimin e pastrimit dhe mirëmbajtjes së hapsirave gjelbëruess në qytetin e Shkupit.
















