Lajme
“Ata protestojnë, ne punojmë”: Deputetët nesër në këmbë për të shmangur bllokadën e Sindikatave.

Kryeparlamentari Afrim Gashi sot në brifing me gazetarët njoftoi se pavarësisht protestës së paralajmëruar nga Sindikatat (LSM) në orën 09:00, puna e deputetëve do të vijojë normalisht.
Deputetët janë udhëzuar të gjejnë mënyra për të hyrë në Kuvend pa penguar protestuesit.
MPB do të ndjekë protokollet e rregullta, pa shtim të forcave të sigurisë.
“Ata do të protestojnë, ne do të punojmë.”
Sa i përket pagave, Gashi beson se zgjidhja kërkon më shumë sesa thjesht rritje pagash.
















