Lajme
ASH hap zyrën në Kumanovë: Me përkushtim për “Rrugën e Arbërit”, më afër qytetarëve

Aleanca për Shqiptarët ka hapur zyrën e Zonës Nr. 2 në Kumanovë, e cila do të shërbejë si pikë organizimi dhe koordinimi për strukturat dhe aktivistët në terren.
Sipas njoftimit, zyra do të ndjekë me përkushtim “Rrugën e Arbërit”, të cilën ASH thekson se “nuk e lamë të devijojë, por e mbajtëm në drejtimin e saj të duhur”. Hapja e saj synon forcimin e komunikimit të brendshëm dhe rritjen e angazhimit me qytetarët.
“Vazhdojmë të palëkundur në rrugën që kemi nisur”, ka shkruar përfaqësuesi i ASH-së, Lulzim Aliti.
















