Connect with us

Lajme

Arton Ajdini emërohet ushtrues detyre drejtor i NP “Akcios” – Saraj

Publikuar

Kryetari i Komunës së Saraj, Muhamed Elmazi, ka njoftuar se Arton Ajdini është emëruar ushtrues detyre drejtor i Ndërmarrjes Publike “Akcios” – Saraj.

Sipas njoftimit të Elmazit, ky angazhim përfaqëson një përgjegjësi të rëndësishme në drejtimin dhe avancimin e proceseve të ndërmarrjes, me synim përmirësimin e shërbimeve dhe rritjen e efikasitetit në funksion të interesit publik.

Ai ka shprehur besimin se, përmes përkushtimit, profesionalizmit dhe bashkëpunimit të mirë me institucionet dhe qytetarët, do të arrihen rezultate konkrete dhe pozitive në punën e ndërmarrjes.

Kryetari Elmazi i ka uruar Ajdinit suksese në detyrën e re, punë të mbarë dhe realizim të objektivave të përcaktuara.

NA NDIQ NË FACEBOOK