Lajme
Artan Grubi kthehet në Maqedoni, iu dorëzohet autoriteteve në Bllacë

Ministria për Punë të Brendshme e Maqedonisë së Veriut njoftoi se në ora 06:10 minuta në vendkalimin kufitar Bllacë është paraqitur ish zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, i cili menjëherë është arrestuar dhe është dërguar në parabugrim.
“Më 23.02.2026 në ora 06:10 minuta në hyrje të republikës së Maqedonisë së Veriut në vendkalimin kufitarë Bllacë u paraqit Artan Grubi, i lindur më 07.06.1977 me masën “Arresto”. Personi në fjalë është privuar nga liria për veprime të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.
Policia e Maqedonisë së Veriut shpalli fletarres ndërkombëtarë për Artan Grubin pasi është i përfshirë në një hetim që lidhet me dyshime për keqpërdorim të pozitës zyrtare, korrupsion dhe shkelje të procedurave të prokurimit publik, në kuadër të rastit që ka të bëjë me funksionimin dhe kontratat e Lotarisë Shtetërore të Maqedonisë së Veriut./Zyrtare.net/



















