Connect with us

Lajme

BORË DHE MJEGULL E DENDUR: AMSM me paralajmërim urgjent për të gjithë shoferët, ja akset më të rrezikshme!

Publikuar

Kushte dimërore në rrugë: Borë në Kodrën e Diellit dhe mjegull e dendur në disa akse malore

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (AMSM) njofton se qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, me korsi kryesisht të lagësht dhe prani të borës e mjegullës në disa pika kritike.

Sipas raportit të fundit, reshje bore dhe mbetje të saj në rrugë janë regjistruar në Kodrën e Diellit, me theks të veçantë në aksin rrugor nga fshati Lisec drejt qendrës turistike, ku korsia është e mbuluar me shtresë bore.

Përveç borës, sfidë për shoferët mbetet mjegulla e dendur e cila ka kufizuar ndjeshëm dukshmërinë:

• Krushevë dhe Mavrovë: Dukshmëria është ulur deri në 50 metra.

• Shtip – Negotinë (te Serta): Dukshmëri deri në 80 metra.

• Strazhë: Dukshmëri deri në 100 metra.

AMSM rekomandon kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, përshtatje të shpejtësisë me kushtet e rrugës dhe respektim të rreptë të sinjalistikës rrugore. Rikujtohet se posedimi i pajisjeve dimërore është i detyrueshëm.

NA NDIQ NË FACEBOOK