Lajme
Vrapçisht: Zuli Demiri mirëpritet me entuziazëm në tregun e Negotinës

Me hyrjen në javën vendimtare të fushatës, gara për Vrapçishtin ka marrë një dinamikë të re. Zuli Demiri, kandidati i pavarur i mbështetur nga koalicioni VLEN, po konfirmohet gjithnjë e më shumë si favoriti kryesor, duke krijuar një avantazh të dukshëm ndaj kundërkandidatit.
Demiri ka vijuar sot takimet intensive në terren, duke u ndalur në tregun e fshatit Negotinë. Gjatë bashkëbisedimit me tregtarët dhe banorët, ai ka marrë mbështetje masive, ndërsa atmosfera në treg u cilësua si një paralajmërim i qartë i fitores.
“Mikpritja dhe pozitiviteti i qytetarëve janë sinjal i qartë se ndryshimi po kërkohet dhe po vjen”, deklaroi Demiri, duke theksuar se fushata e tij po fiton një momentum të jashtëzakonshëm. Sipas tij, vullneti i banorëve për të sjellë një frymë të re në udhëheqjen e komunës është tashmë i palëkundur.
















