Lajme
Valbon Limani takim me banorët e lagjeve “Pitarnica” dhe “Hekurudha”, premton investime dhe zhvillim

Lagjet “Pitarnica” dhe “Hekurudha” të Gostivarit mirëpritën mbrëmjen e sotme strukturat e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), në kuadër të aktiviteteve politike që po zhvillohen në prag të zgjedhjeve lokale të 11 janarit.
Në takimin me banorët e këtyre dy lagjeve morën pjesë kandidati i AKI-së për kryetar të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, kryesuesi i Këshillit Komunal Valdet Xhaferi, kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, si dhe drejtues të shtabeve zgjedhore.
Gjatë fjalës së tij, Limani prezantoi programin qeverisës për mandatin katërvjeçar, duke vënë theks të veçantë në zhvillimin e lagjeve “Pitarnica” dhe “Hekurudha”, si dhe të qytetit të Gostivarit në tërësi. Ai theksoi se programi përfshin projekte konkrete infrastrukturore, sociale dhe zhvillimore, të orientuara drejt përmirësimit të cilësisë së jetës dhe krijimit të kushteve të qëndrueshme për mirëqenie afatgjatë të qytetarëve.
















