Lajme
Valbon Limani përkujton Arben Xhaferin: Duhet lexuar për ta kuptuar më mirë jetën dhe shoqërinë

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka përkujtuar figurën e Arben Xhaferit me rastin e datëlindjes së tij, duke ndarë një citat reflektues mbi rëndësinë e dijes dhe leximit.
Limani ka theksuar se veprat dhe mendimet e Arben Xhaferit duhet të lexohen, pasi ndihmojnë në kuptimin më të thellë të jetës, arsyes së ekzistencës, fenomeneve shoqërore dhe mbi të gjitha në fisnikërimin e individit dhe shoqërisë.
“Duhet lexuar për shkak se duhet kuptuar më mirë pse jetojmë, pse kemi ardhur në këtë botë, pse ndodhin fenomene të ndryshme dhe mbi të gjitha, për të fisnikëruar veten dhe shoqërinë ku jetojmë”, ka cituar Limani fjalët e Arben Xhaferit.
Arben Xhaferi, i lindur më 24 janar 1948, mbetet një nga figurat më të rëndësishme intelektuale dhe politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
















