Connect with us

Lajme

Uzairi i përgjigjet Selës: Përçarjen në ASH e nisi Ziadin Sela në Tetovë, kur Aleanca nga rreth 8.300 vota ra në vetëm 777 vota

Publikuar

Sekretari organizativ i Aleancës për Shqiptarët, Gadaf Uzairi si njëri nga themeluesit e ASH-së dhe LR-PDSH-së pas emisionit të sotëm të Ziadin Selës në Lajm ka reaguar përmes një postimi duke akuzuar Selën si iniciatori i përçarjeve në ASH.

Sipas Uzairit, kjo përçarje ka filluar shumë më herët në Tetovë, si pasojë e politikave të gabuara dhe vendimeve të njëanshme ku kjo parti në Tetovë nga rreth 8.300 vota ra në vetëm 777 vota dhe u thellua edhe më shumë në Bogovinë, ku nuk u respektua vullneti i degës lokale për kandidatin për kryetar komune, duke shkaktuar pakënaqësi dhe largime të shumta, shkruan Top24.

Postimi i plotë:

Akuzat dhe përpjekjet për të ofenduar kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, z. Arben Taravari, duke e fajësuar atë për gjoja përçarjen e Aleancës, nuk qëndrojnë dhe nuk e pasqyrojnë realitetin.
Përçarja në Aleancën për Shqiptarët nuk filloi sot dhe as nga Taravari. Ajo nisi më herët, në Tetovë, në kohën kur kryetar ishte z. Ziadin Sela, kur Aleanca nga rreth 8.300 vota ra në vetëm 777 vota, si pasojë e politikave të gabuara dhe vendimeve të njëanshme. Kjo situatë u thellua më pas në Bogovinë, ku nuk u respektua vullneti i degës lokale për kandidatin për kryetar komune, duke shkaktuar pakënaqësi dhe largime të shumta.
Aleancën për Shqiptarët e ndërtuam bashkë, në çdo qytet dhe në çdo fshat, me shumë sakrificë, punë dhe përkushtim. Por sot shtrohet një pyetje e thjeshtë dhe legjitime: cilin nga bashkëthemeluesit i ka sot pranë z. Sela? Përgjigjja është e qartë asnjë.
Në politikë nuk duhet të ketë inate personale, por përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe opinionit publik. Gjuha e përçarjes dhe ofendimeve nuk i shërben askujt, përveç atyre që duan ta mbajnë politikën peng të së kaluarës.
Është koha për maturi, mençuri dhe përgjegjësi. Të gjithë ne që merremi me politikë duhet të përfaqësojmë vlera dhe të japim shembull. Historia do të na gjykojë për veprimet dhe vendimet tona.
Me respekt Gadaf Uzairi

Lajme40 minutes ago

“U krijua për t’i shërbyer një qëllimi politik”, profesori amerikan: Qeveria e Kosovës ta shpërbëj Gjykatën Speciale

Kosovë52 minutes ago

Gjenerali Clark për dënimet në Hagë: Jam i shokuar dhe i zemëruar, s’kam parë asnjë dëshmi që e justifikojnë këtë vendim

Kosovë3 hours ago

Kushëriri i Thaçit: E rrejta nënën e Hashimit, i thashë se masnesër ka me ardhë me të kap për qafe

Shqipëri5 hours ago

Ish-ambasadori për dënimet në Hagë: Vendim me ngarkesa politike, nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 amerikanëve

Kosovë6 hours ago

Haxhiu: Pa vonesë Qeveria e Kosovës duhet të mblidhet dhe të ndajë mbi 100 milionë euro për procesin e Apelit

Shqipëri8 hours ago

Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Fier dhe biznesmeni, dyshohen për falsifikim pronash në Seman

Kosovë9 hours ago

Protestuesit hedhin gurë në drejtim të objektit të EULEX-it

Shqipëri10 hours ago

“Vuçiç është shumë i kënaqur”, Bido për dënimet e Speciales: Vendim absurd, ka pasoja politike për Kosovën!

Kosovë10 hours ago

“KOSOVË! KOSOVË! ÇKA PRITE!” – Çfarë shkruante Rexhep Qosja për arrestimin e ish-krerëve të UÇK-së

Maqedoni10 hours ago

Sulejmani: Nxënësit e Çairit të regjistrohen në shkollat e komunës, mund të hapen paralele të reja

Kosovë11 hours ago

“Ky popull paska pas shpiuna”, Leonora Jakupi e ashpër, “90% e dëshmitarëve ishin shqiptarë”

Kosovë11 hours ago

Gruaja e Behajdin Allaqit në vitin 2000 kishte deklaruar se burrin ia ka marrë policia serbe

NA NDIQ NË FACEBOOK