Connect with us

Lajme

Tjetër aksident në rrugët e Shqipërisë, copëtues zemre

Publikuar

Pas ikjes së tre të rinjve mesnatën e ndërrimit të viteve, në aksin Gjirokastër – Tepelenë, i ikin Shqipërisë me aksident dhe një çift bashkëshortës, burri polic e gruaja mësuese.

Tragjedia e radhës ndodhi një ditë më pas, në aksin e mbingarkuar Lezhë – Shkodër.

Viktima janë Elona dhe Petrit Florini, të cilët janë përplasur me një tjetër automjet ku udhëtonte nëna me dy fëmijët e saj të mitur, 6 dhe 2 vjeç, të cilët për fat kanë mbetur të plagosur. Në të kundërt, tragjedia do qe edhe më e dhimbshme.

Nga ana tjetër, data 2 janar ka qenë tmerr me trafik, në disa akse, ku veçon rruga për në Shkodër dhe ajo për në Korçë. Radhë kilometrike kanë nxjerrë dhe njëherë në pah emergjencën e Shqipërisë me rrugët, ku katër korsitë janë bërë domosdoshmëri, sidomos në këto dy drejtime.   /tesheshi.com/

 

 

 

NA NDIQ NË FACEBOOK