Connect with us

Lajme

Taravari: Pacifizmi i Rugovës ishte forca e tij më e fuqishme dhe arkitektura e Pavarësisë së Kosovës

Publikuar

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka kujtuar ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, në 20-vjetorin e vdekjes së tij, duke e cilësuar pacifizmin si forcën më të heshtur, por edhe më të fuqishme të liderit historik.

Në një postim, Taravari thekson se në një kohë dhune dhe hakmarrjeje, Rugova zgjodhi durimin si strategji dhe vizion politik, duke ndërtuar rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
“Ibrahim Rugova mbetet arkitekti i Pavarësisë së Kosovës dhe një ndër figurat më emblematike të kombit”, shprehet Taravari, duke shtuar se trashëgimia e tij politike vazhdon të jetë udhërrëfyes edhe sot.
Ai nënvizon se Rugova ia bëri botës të qartë se durimi ka kufij dhe se ai përfundon aty ku nis rezistenca për liri, mesazh që, sipas Taravarit, mbetet aktual edhe dy dekada pas ndarjes së tij nga jeta.

NA NDIQ NË FACEBOOK