Lajme
Taravari: Gostivari dhe Vrapçishti, shtylla ime në çdo stuhi politike

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë ndaj qytetarëve të Gostivarit dhe Vrapçishtit për mbështetjen e vazhdueshme, edhe në periudha të vështira politike.
Në një postim publik, Taravari thekson se populli i këtyre dy komunave ka qenë shtylla e tij kryesore “në çdo stuhi politike”, duke e mbështetur edhe atëherë kur, siç shprehet ai, “një makineri e tërë ishte vënë kundër meje”.
Ai pranon se jo gjithmonë ka qenë e lehtë të kuptohet, por thekson se mbështetja e qytetarëve e ka prekur thellësisht dhe për këtë u shpreh respekt të veçantë secilit.
“Respekt për secilin”, përfundon mesazhin e tij Taravari, duke e cilësuar këtë falënderim si më të veçantin dhe më të rëndësishmin./Zyrtare.net/




















