Connect with us

Lajme

Strategji PR-i? Bilall Kasami “rrëmbeu” vemendjen: Askush s’u mor me takimin, të gjithë me veturën

Publikuar

Njëri nga liderët e VLEN-it, Bilall Kasami, mori pjesë sot në takimin e liderëve të partive politike, por vëmendja e mediave dhe opinionit publik nuk u përqendrua te përmbajtja e takimit.

Kasami, i shoqëruar nga Bekim Qoku dhe Albi Qamili, mbërriti në takim me një veturë luksoze të tipit BMW Seria 7, çka u bë tema kryesore e diskutimit, duke lënë në hije vetë takimin politik.

Sipas vëzhguesve, paraqitja nuk ishte e rastësishme, por pjesë e një strategjie të mirëllogaritur PR-i për të tërhequr vëmendjen publike dhe mediatike.

Një qasje që, sipas tyre, ngjan me strategjitë e përdorura shpesh nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ku forma dhe simbolika marrin po aq rëndësi sa edhe mesazhi politik. Kështu, në vend të diskutimeve për temat e takimit, fokusi u zhvendos te imazhi dhe mesazhi indirekt që përcolli paraqitja e Kasamit.

NA NDIQ NË FACEBOOK