Connect with us

Lajme

Sondazhi: Zulhajrat Demiri kryeson ndaj Isen Shabanit në Vrapçisht

Publikuar

Të dielën e 11 janarit mbahen zgjedhjet e përsëritura lokale në komunën e Vrapçishtit.

Portali Zyrtare.net ka realizuar një sondazh në rrjetin social Facebook lidhur me garën për kryetar komune, duke pyetur qytetarët se kush pritet të fitojë në zgjedhjet e së dielës.

Sipas rezultateve të sondazhit, kandidati i pavarur, i mbështetur nga VLEN, Zulhajrat Demiri kryeson me 60 për qind të votave, ndërsa kandidati i AKI-së, Isen Shabani renditet i dyti me 40 për qind.

Në sondazh kanë marrë pjesë gjithsej 542 votues, një numër i konsiderueshëm që  reflekton interes të lartë të qytetarëve për garën zgjedhore në këtë komunë.

Të gjithë anketuesit në sondazh janë të identifikuar me emër dhe mbiemër, përmes profileve të tyre personale në rrjetet sociale, që mund të verifikohen lehtë dhe janë publik në këtë LINK.

Megjithatë, rikujtojmë se sondazhi ka karakter testues të lexuesve të portalit Zyrtare.net dhe nuk përbën rezultat zyrtar zgjedho, vendimi përfundimtar do të merret nga qytetarët ditën e votimit.

NA NDIQ NË FACEBOOK