Connect with us

Lajme

Si ka vdekur rilindja e famshme e Ramës…edhe me 83 mandate

Publikuar

Nga rilindja synuar apo e pretenduar e Shqipërisë, duke u vëtshpallur si reformues në themel i saj, Rama e ka braktisur tashmë këtë kredo, ndodhur kjo që në fushatën zgjedhore të majit, duke rishpikur një kredo tjetër: kinse atë skënderbejane, për futjen e Shqipërisë në Europë. Po rilindja?! Ajo qartazi ka dështuar, në çdo zë, veç atij aspekti zhvillimor që është dhe inercik, edhe kontekstual, siç ka ndodhur dhe me qeverisje të tjera, ndërkohë që plagët e shoqërisë shqiptare, ato në rrënjë, mbeten të pashëruara, më keq akoma dhe të agravuara. Mjaft që psikoza kolektive që Shqipëria nuk bëhet është bërë edhe më e zëshme, edhe më dominante, edhe më e artikulueshme, ndoshta si kurrë më parë. Pra, pikërisht nën qeverisjen e tij që erdhi dhe me kredon për ta zhbërë këtë psikozë. Që rilindja ka dështuar kjo provohet pikërisht te ngarrendja drejt BE-së.

Sipas Ramës, ndaj dhe i janë dhënë 83 mandate(!).

“83 mandatet imponojnë shumë gjëra për këtë forcë politike, duke filluar nga detyrimi që fundin e 2027 ne të dalim përpara atyre që na i dhanë 83 mandate dhe atyre që nuk na votuan dhe t’u themi që ne e bëmë atë që ju kërkuam votën: i mbyllëm negociatat me BE, i mbaruam detyrat tona”, tha Rama në mënyrën më teatrale të mundshme para deputetëve socialistë.

Në fakt nuk i janë dhënë 83 mandate për këtë, dhe ai e di mirë, por vetëm kjo i ka mbetur si kartë. Pra, paçka një Shqipëria që më e pakta po shuhet e po bëhet më e trishtueshme, pos qindra plagëve të pashëruara si shoqëri, ndoca dhe të agravuara, siç janë korruptimi edhe më i madh moral, Rama synon që me një anëtarësim të mundshëm në BE të tundë para shqiptarëve këtë lloj karte për t’jua mbullur gojën, njëherësh kështu t’i thotë narcizimit të vet që “po, u fute në histori tani”. /tesheshi.com/