Connect with us

Ndryshe

Si është të jetosh në qytetin më të ftohtë në botë, në -71°C?

Publikuar

Jakutsku, kryeqyteti i Republikës Saha në Siberi, Rusi, ndodhet buzë lumit Lena. Nuk është një fshat i izoluar, por një qytet i vërtetë me afro 300.000 banorë. Pikërisht ky normalitet urban, i zhytur në një dimër të jashtëzakonshëm, e bën unik: është qyteti më i ftohtë në botë, megjithatë jeta vazhdon, edhe pse me dallime të dukshme krahasuar me vendet me klimë më të butë.

Në verë temperaturat mund të kalojnë +29°C, por dimri është ekstrem. Rekordi më i ulët i regjistruar ndonjëherë është -71°C. Gjatë muajve të dimrit, orët e ditës janë të pakta, vetëm katër në janar. National Geographic vëren se nganjëherë është aq ftohtë sa nuk mund të gërmohet toka (madje as për varrime), të operojnë normalisht aeroplanët ose të rriten të korrat.

Çdo dalje jashtë është e planifikuar me kujdes, pa devijime të panevojshme, sepse trupi – më shumë se trafiku apo oraret — dikton kohën dhe zgjedhjet. Rreziku i ngrirjes është i lartë. Shumë njerëz mbështillen me të paktën dhjetë shtresa rrobash, gjë që e bën lëvizjen të vështirë. Makina shpesh mbahen ndezur ose të mbuluara për të shmangur ngrirjen.

Një pamje tipike e qytetit është tregu i peshkut dhe mishit: porti në lumin Lena furnizon qytetin dhe në dimër, peshku e mishi ngrijnë natyrshëm në ajrin e hapur, pa nevojë për frigoriferë. Ndërkohë, perimet e freskëta janë të rralla.

Nën këmbët e tyre qëndron një sfidë tjetër: permafrosti (ngrica e përhershme). Toka është e ngrirë përgjithmonë. Për këtë arsye, shumë ndërtesa ndërtohen mbi shtylla; aty ku nuk janë, rrezikojnë të fundosën me kalimin e kohës, pasi nxehtësia e brendshme mund të shkrijë tokën poshtë tyre. /tesheshi.com/

Maqedoni24 seconds ago

Snopçe: ASH dëshiron që diaspora të votojë si elektronikisht ashtu edhe me postë, por nuk i mbështesim tre zonat zgjedhore të posaçme

Shqipëri30 minutes ago

Aktori nxjerr prapaskenat: Protesta e kreu misionin e saj, tani është marrë në dorë nga PD!

Lajme2 hours ago

AUV demanton rezultatet e pretenduara nga “Vita”: Mostrat ende në analizë

Maqedoni2 hours ago

Janevska: Shteti ua mbulon tërësisht shpenzimet nxënësve që përfaqësojnë vendin në olimpiadat shkencore

Maqedoni3 hours ago

Daut Beqiri: Nisin punimet për zgjerimin e varrezave në Haraçinë

Shqipëri3 hours ago

Debate te “Ekonomia” për Censin në bujqësi të para 14 viteve, opozita vë në dyshim kriteret për subvencionet për fermerët

Lajme4 hours ago

Daut Memishi: Janë siguruar projektet për pastrimin dhe rregullimin e urës në lumin “Lumbardh” në Tearcë dhe vazhdimin e trotuarit në fshatin Odër

Lajme4 hours ago

Sali nga Dibra: Shteti duhet të ecë përpara, opozita do ti humb zgjedhjet e ardhshme

Maqedoni6 hours ago

Hoxha: Procedura e tenderimit ka përfunduar, së shpejti fillon ndërtimi i stacionit për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë

Bota6 hours ago

Jason Steinbaum: Obama instistoi në Gjykatën Speciale, si koncesion politik Rusisë për marrëveshje me Iranin

Lajme6 hours ago

Hoxha njofton mbylljen e tenderit, pritet të nisë së shpejti ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë

Maqedoni6 hours ago

Zjarri në Koçan: Ekspertiza e telefonave zbuloi rrjedhje informacioni mbi kontrollet e MPB-së dhe DAP-iT

NA NDIQ NË FACEBOOK