Connect with us

Bota

Shtëpia e Bardhë thotë se Trumpi do ta tërheqë ShBA-në nga dhjetëra organizata ndërkombëtare

Publikuar

më

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të mërkurën nënshkroi një shpallje me të cilën Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen nga 35 organizata që nuk janë pjesë e Kombeve të Bashkuara dhe nga 31 entitete të OKB-së që “operojnë në kundërshtim me interesat kombëtare të ShBA-së”, tha në një deklaratë Shtëpia e Bardhë.

Shtëpia e Bardhë nuk e publikoi listën e këtyre organizatave, por tha se ato promovojnë “politika radikale klimatike, qeverisje globale dhe programe ideologjike që bien ndesh me sovranitetin dhe fuqinë ekonomike të ShBA-së”, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Në deklaratë, Shtëpia e Bardhë tha se kjo lëvizje është rezultat i një rishikimi të të gjitha organizatave, konventave e traktateve ndërqeveritare ndërkombëtare në të cilat Shtetet e Bashkuara janë anëtare ose palë.

“Këto tërheqje do t’i japin fund financimit dhe përfshirjes së taksapaguesit amerikan në entitete që çojnë përpara agjenda globaliste mbi prioritetet e ShBA-së, ose që adresojnë çështje të rëndësishme në forma joefikase ose joefektive, në mënyrë që dollarët e taksapaguesit amerikan të alokohen më së miri në mënyra të tjera për t’i mbështetur misionet përkatëse” – tha Shtëpia e Bardhë.

Shtëpia e Bardhë nuk u përgjigj menjëherë, kur iu kërkuan hollësi të mëtejme dhe një listë e këtyre organizatave.

Që nga fillimi i mandatit të dytë para një viti, Trumpi është përpjekur që t’i zvogëlojë fondet amerikane për OKB-në, e ka ndërprerë angazhimin e Uashingtonit me Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut si dhe e ka tërhequr vendin nga agjencia kulturore e OKB-së, UNESCO.

Presidenti amerikan gjithashtu ka njoftuar plane për t’i tërhequr Shtetet e Bashkuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe marrëveshja e Parisit për klimën./Nacionale

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Shqipëri31 minutes ago

Taulant Seferi shkëlqen me dopietë në Turqi, e çon në nëntë numrin e realizimeve për këtë sezon!

Lajme2 hours ago

Seanca ku u votua ligji për Specialen, Haradinaj: Asnjë deputet s’ka pasë shans me dalë pa kry punë, jo pa gjakderdhje

Shqipëri3 hours ago

Champions League/ PSG i jep leksion Manchester City-t, spektakël me 6 gola në Angli, Haaland nuk mjafton!

Lajme4 hours ago

QKMF e Mitrovicës dhe Kosovamed Healthcare organizojnë aktivitet për muajin Tetori Rozë – muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit

Shqipëri6 hours ago

Ministri Demo viziton efektivët te Trauma, 51 policë të lënduar nga protesta: Dhuna ndaj efektivëve është e papranueshme!

Lajme7 hours ago

Detaje nga rasti i vdekjes së 46-vjeçarit që u raportua i zhdukur

Maqedoni8 hours ago

FBI zbulon gjurmët në Tetovë: 20-vjeçari dyshohet se drejtonte tregun ilegal të të dhënave!

Shqipëri8 hours ago

“Po Arkivi çfarë ju ka bërë?”- Protestuesit dogjën Arkivin e Shtetit, Vengu: Çfarë ambicieje e përligj këtë egërsi?

Kosovë10 hours ago

Kush përfiton prej kësaj?”Çka po ndodh me protestat në Shqipëri sipas Baton Haxhiut?

Lajme10 hours ago

Përplasjet gjatë protestës në Tiranë, 29 të lënduar në Spitalin e Traumës, 23 prej tyre policë

Maqedoni11 hours ago

Kumanovari rrah gruan dhe e kërcënon me mjet të mprehtë, arrestohet 40-vjeçari

Lajme12 hours ago

Arianit Xhaferi: “Pomllad sorabotnikat” me entuziazëm presin personin e Listës së zezë”

NA NDIQ NË FACEBOOK