Connect with us

Lajme

Shqipja në “Safe city”: Toshkovski garanton respektimin e Ligjit dhe Kushtetutës

Publikuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski përmes një prononcimi të tij ka garantuar respektimin e Ligjit dhe Kushtetutës sa i takon përdorimit të gjuhës shqipe në kuadër të sistemit “Safe city”.

Kjo qëndrim i tij vjen pas akuzave të deputetit të opozitës, Halil Snopçe se qytetarët shqiptarë SMS- porositë i marrin vetëm në gjuhën maqedonase.

“Sipas ligjit të gjitha aktet që do të dalin nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) do të jenë në përputhje me ligjin. Çdo akt që do të dalë në një formë të përshtatshme nga Ministria e Brendshme, pavarësisht nga metoda e dorëzimit do të dorëzohet në gjuhën e përcaktuar në përputhje me Ligjin dhe Kushtetutën”, ka thënë ministri Toshkovski.

Ndërkohë, edhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni e bëri të qartë që njoftimet me SMS nga policia të arrijnë edhe në gjuhën shqipe dhe se ujdi për këtë është arritur në takimin e fundit të liderëve që si çështje të rëndësishme e kishte ngritur njëri nga liderët e VLEN, Bilall Kasami.

Ndryshe, Ligji për kundërvajtje pritet të gjendet nesër në rend dite në Kuvend. BDI parimisht është deklaruar se do ta mbështesë ligjin, derisa LSDM është kundër.

NA NDIQ NË FACEBOOK