Connect with us

Lajme

Seferi takon kryetarin e Karposhit: Bashkëpunim për gjelbërimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike

Publikuar

Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Parqe dhe Gjelbërime” – Shkup, Muamer Seferi, ka zhvilluar sot një takim pune me kryetarin e Komunës së Karposhit, Sotir Lukrovski, në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional.

Seferi ka theksuar se bashkëpunimi i ndërsjellë dhe koordinimi i vazhdueshëm mes institucioneve janë kyç për realizimin me sukses të aktiviteteve në terren, veçanërisht sa i përket mirëmbajtjes dhe përmirësimit të hapësirave publike dhe të gjelbra.

Sipas tij, këto aktivitete janë në interes të drejtpërdrejtë të qytetarëve dhe kontribuojnë në rritjen e cilësisë së jetesës në komunë, duke krijuar mjedise më të pastra, funksionale dhe të qëndrueshme.

NA NDIQ NË FACEBOOK