Lajme
Rrëshqitje dheu në rrugën e Banjës në Tetovë, Kasami del në terren me ekipet

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar se sonte ka dalë në terren në rrugën e Banjës, ku si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut ka ndodhur sërish rëshqitje e dheut, transmeton Zyrtare.net
Sipas Kasamit, ekipet komunale janë duke punuar intensivisht për lirimin e rrugës dhe rikthimin e qarkullimit normal të automjeteve.
Ai ka apeluar qytetarët që ta shmangin këtë segment rrugor deri në pastrimin e plotë dhe garantimin e sigurisë, duke falënderuar për mirëkuptimin e treguar.
Autoritetet komunale mbeten në gatishmëri për të menaxhuar situatën dhe për të parandaluar rreziqe të tjera eventuale për qytetarët./Zyrtare.net




















