Lajme
Qamili: Emërtimi i rrugëve të përmbyllet në mënyrë të rregullt, ta reflektojë identitetin dhe historinë e Tetovës

Zv.kryetari i Tetovës Albi Qamili, në seancën e sotme të Këshillit të Komunës së Tetovës u zgjodh kryetar i Komisionit për Emërtimin e Rrugëve të Tetovës, i cili përbëhet edhe nga dhjetë anëtarë tjerë.
Qamili në Facebook shkruan se do të angazhohet që ky proces të përmbyllet në mënyrë të rregullt, si dhe ta reflektojë identitetin, historinë dhe karakterin urban të qytetit.
“Sot u zgjodha kryetar i Komisionit për Emërtimin e Rrugëve të Tetovës. Komisioni përbëhet nga:Albi Qamili – Kryetar; Ardita Muaremi Sinani – anëtar; Arlind Murtezani – anëtar; Olivera Giçenko – anëtar; Stamen Stefanov – anëtar; Argjend Veliu – anëtar; Luljeta Abazi – anëtar; Veton Murati – anëtar; Nikolla Todorovski – anëtar; Shaban Xhelili – anëtar; Nuhi Pajaziti – anëtar”.
“Do të angazhohemi që ky proces të përmbyllet në mënyrë të rregullt, si dhe ta reflektojë identitetin, historinë dhe karakterin urban të qytetit. Puna e komisionit paraprak do të merret si bazë, duke u analizuar dhe ndjekur me përgjegjësi, me qëllim që procesi të mos zvarritet dhe të çojë drejt një zgjidhjeje të qëndrueshme”, shkruan Qamili.
Ai gjithashtu falënderoi 27 këshilltarët që e përkrahën këtë proces.















