Connect with us

Maqedoni

Për 24 orë 150 fëmijë kërkuan ndihmë mjekësore, rekomandohen masa në Maqedoninë e Veriut

Publikuar

Tri javët e fundit është rritur dukshëm numri i pacientëve – fëmijë me simptoma të gripit dhe gjendjeve të ngjashme me gripin, thonë nga Klinika e Fëmijëve në Spitalin “Nënë Tereza” Shkup. Drejtori Rexhep Memedi bëri të ditur se brenda 24 orëve ka deri në 150 fëmijë që kërkojnë ndihmë mjekësore në këtë klinikë, ndërsa të hospitalizuar momentalisht janë rreth 30, raporton TV21.

“Pjesa më e madhe kryesisht janë pacientë me sëmundje respiratore – simptoma të gripit: temperaturë e lartë trupore, kollitje, sekrecione në hundë, skuqje të syve dhe fytit, dhimbje në muskuj, tek foshnjat frymëmarrje e vështirësuar etj. Të gjithë pacientët marrin trajtimin e duhur dhe rekomandimet e stafit mjekësor në Klinikën e Fëmijëve. Fëmijët e vegjël, e sidomos foshnjat që kanë gjendje më të vështirësuar me ndezje në mushkëri, pranohen për trajtim spitalor”, theksoi Rexhep Memedi, drejtor i Klinikës së Fëmijëve.

Para dy ditëve, edhe nga Instituti i Shëndetit Publik thanë se më të prekur janë fëmijët nga mosha 5 deri 14 vjeç. Drejtoresha Marija Andonovska pret që kulmi i virusit të jetë në gjysmën e dytë të këtij muaji dhe në fillim të shkurtit.

“Duke pasur parasysh periudhën në të cilën ndodhemi, me festa dhe tubime, kjo është diçka që pritet. Presim që kulmi të jetë në gjysmën e dytë të këtij muaji dhe gjysmën e parë të shkurtit. Me kthimin e fëmijëve në shkollë, presim që numri i personave që do të sëmuren me grip ose sëmundje të ngjashme me gripin mund të rritet”, pohoi Marija Andonovska, drejtoreshë e ISHP-së.

Drejtori i Klinikës së Fëmijëve, Rexhep Memedi, bëri të ditur se e kanë izoluar virusin e gripit – Influenza A, por ka filluar të qarkullojë edhe RSV (Virusi Respirator Sincitijal). Nga klinika rekomandojnë masa preventive: masat higjienike për vetëmbrojtje – pastrimi shpesh i duarve, mbajtja e maskës në rast se keni simptoma të gripit, konsumimi i lëngjeve – supë, çaj etj. Të evitohet qëndrimi në ambiente ku ka shumë njerëz, sidomos ku ka njerëz me simptoma të gripit.

Lajme35 minutes ago

Kurti takon Mickoskin në New York: Diskutuam për tunelin Prizren-Tetovë dhe sigurinë energjetike

Maqedoni2 hours ago

Ajdini: Beteja për ish-krerët e UÇK-së duhet të jetë juridike, jo folklorike

Shqipëri2 hours ago

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Lajme3 hours ago

Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty

Maqedoni4 hours ago

Policët fjetën në arë për disa ditë, zbuluan plantacionin e kanabisit

Shqipëri4 hours ago

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Lajme5 hours ago

Kush është Altin Dumani, dibrani sy patrembur që u ka futur ethet politikanëve: i vetmi prokuror që çoi në burg zyrtarë të lartë

Kosovë5 hours ago

Haxhiu: Kuvendi në seancën e parë të ndryshoj ligjit për Gjykatën Speciale dhe të rris mbështetjen financiare për 4-shen e UÇK-së

Lajme5 hours ago

Jakup Huseini: Tenova tashmë e dha fjalën, në Bërvenicë ndryshimi po vjen

Maqedoni5 hours ago

Alarm në Llopat të Kumanovës: Nxënësit mësojnë nën kulm kancerogjen!

Maqedoni6 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

Kosovë6 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

NA NDIQ NË FACEBOOK