Connect with us

Maqedoni

NQP-Shkup paralajmëron reduktimin e mundshëm të linjave të autobusëve, për shkak të reshjeve eventuale të borës

Publikuar

Ndërmarrja për Qarkullim Publik – Shkup paralajmëron se ka mundësi për reduktim të përkohshëm të disa linjave të autobusëve për shkak të temperaturave të ulëta dhe paralajmërimeve për mundësi reshjesh bore në Shkup dhe rrethinën, përcjell TV21.

Në njoftimin e ndërmarrjes së transportit, i publikuar në profilin e Facebook-ut të Qytetit të Shkupit, theksohet se në rast të reshjeve të shumta, disa linja do të qarkullojnë vetëm deri në vendet që do të vlerësohen si të sigurta dhe të kalueshme për autobusët e NQP -Shkup, sipas vlerësimeve të shërbimeve kompetente.

“Nëse nuk do të ekzistojnë kushte për zhvillimin e sigurt të trafikut, NQP-Shkup do të detyrohet të bëjë ndryshime shtesë, për të cilat publiku do të informohet me kohë. Në kushte të motit të qëndrueshëm, transporti publik do të zhvillohet sipas orarit të reduktuar dimëror të ditës së punës, i cili vlen deri në përfundimin e pushimeve dimërore shkollore”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, theksohet se ekipet e NQP-së, së bashku me shërbimet e Qytetit të Shkupit dhe komunat, me mekanizmin e duhur, do të jenë në terren për të siguruar në kohë dhe në mënyrë efikase sigurinë e pjesëmarrësve në trafik, me qëllim të veprimit parandalues dhe krijimit të kushteve për funksionim të pandërprerë të transportit publik.

Sipas paralajmërimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, sot pasdite në Shkup do të ketë reshje të përkohshme shiu dhe bore, të cilat gjatë natës do të jenë vetëm borës. Reshje bore janë paralajmëruar edhe për nesër.

Shëndetësi15 minutes ago

Kostoja e shëndetit/ 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë

Lajme15 minutes ago

Iseni vlerëson dëshminë e Fadil Pushkollit: Profesionalizëm, respekt dhe trajtim dinjitoz

Shqipëri2 hours ago

Thellohet përplasja e Trump me mediat, vendimi kalon në duart e gjykatës

Lajme3 hours ago

Kajtazi: Aktgjykimi i Speciales është kryekëput politik, s’mund t’i besojmë Apelit

Maqedoni4 hours ago

Aksion në Shkup, Tetovë dhe Gjevgjeli: 6 të arrestuar, sekuestrohen mbi 100 mijë euro

Shqipëri4 hours ago

Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

Lajme5 hours ago

“Ka pasë dëshmitar që ka thanë ‘çka m’keni pru këtu, kurgjo s’kom me këta”, Bilall Sherifi zbulon detaje për procesin në Hagë

Maqedoni6 hours ago

Incident në Shkup: Holandezi dhe spanjolli dyshohet se sulmuan 33-vjeçarin nga Haraçina

Shqipëri7 hours ago

Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

Lajme8 hours ago

Tahiri: Vendimi i 16 shtatorit është “padrejtësi historike”, duhet të ndërmarrim veprime

Maqedoni9 hours ago

Goditet skema e kontrabandës: Para, “pllaka ari”, cigare dhe ilaçe – nën hetim tetë persona

Shqipëri10 hours ago

Balla pas shkarkimit të Vlora Hysenit: Drejtuesja e shërbimit përgjegjësi personale! U shkarkua, të përballet vetë me drejtësinë

NA NDIQ NË FACEBOOK