Connect with us

Lajme

Një shqiptar me njollë penale që duartroket Ramën në Knesset(!)

Publikuar

Edhe pse është vetëpromovuar si elitar, duke pretenduar madje në krye të herës se edhe qeverisja e tij do ishte elitare, edhe pse për hir të së vërtetës mishëron një elitarizëm kulturor, Edi Rama, ndoshta prej anës së errët të karakterit të tij, është dënuar t’i rrijë si hije imazhi i një personi mplekset lehtë me krimin, edhe nëse indirekt.

Pas 13 vitesh qeverisje, jo domosdoshmërisht prej akuzave deri në tepri e madje ekstrem të opozitës, në perceptimin e përgjithshëm, pos superkorruptimit të qeverisjes së tij, mban dhe vulën e kriminalizimit po ashtu të segmenteve të saj.

Së fundi, edhe gjatë vizitës në Izrael, e pati në shpurën e tij një njeri me njollë penale. Quhet Indrid Aliu(Kolleshi).

Ndodhet në të djathtë të kryerabinit të Shqipërisë, namkeqit Yoel Kaplan, njeriut që shkoi në Gaza për t’u përfshirë edhe në gjenocidin ndaj palestinezëve në Gaza.

Duartrokret jo thjesht broçukullat e Ramës, por ligjërimin më të turpshëm e më amoral të tij në politikë.

 

Ja ç’u raportua për këtë person kohë më parë:

Pra, ky person ishte ndër ata që duartrokiste Ramën në Knesset, si vërtetues që kush mplekset në dashuri e adhurim ndaj Izraelit, e pamundur të posedoje tre ashtet e fisnikërisë njerëzore: zemrën e madhe, delikatesën e ndjenjave, autoritetin moral.