Connect with us

Lajme

Nga nesër nis “Safe City”, MPB apelon për respektim të rregullave të trafikut

Publikuar

 

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut i njofton qytetarët se nga nesër (01.02.2026) fillon funksionimi i sistemit “Qyteti i Sigurt”. Sistemi do të nisë në territorin e qyteteve Shkup, Kumanovë dhe Tetovë, si dhe në Korridoret 8 dhe 10, me ç’rast do të fillojë sanksionimi i qytetarëve që kanë kryer shkelje të evidentuara nga kamerat, transmeton zyrtare.net

Në fazën e parë, sistemi do të detektojë katër lloje tipike të shkeljeve në komunikacion:

  • parkim i parregullt;
  • tejkalim i shpejtësisë së lejuar;
  • kalim në dritë të kuqe;
  • drejtim i automjetit me afat të skaduar të vlefshmërisë së lejes së qarkullimit.

Sistemi “Qyteti i Sigurt” është një investim jashtëzakonisht i rëndësishëm në sigurinë e të gjithë qytetarëve dhe të gjithë shtetit; ai do të shpëtojë jetë njerëzish, do të rregullojë komunikacionin dhe do të sanksionojë të gjithë ata që nuk duan t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut, në dëm të tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion. Kamerat janë vendosur në pikat kritike të trafikut ku shpesh ndodhin shkelje.

MPB u bën apel qytetarëve që t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit, që së bashku të kontribuojmë për rrugë më të mira, më të sigurta dhe më të mbrojtura në të gjithë vendin./Zyrtare.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK