Connect with us

Lajme

Nevzat Bejta takon banorët e Gjenovicës dhe Simnicës

Publikuar

Kandidati i koalicionit VLEN, për kryetar komune të Gostivarit, Nevzat Bejta, në kuadër të takimeve të vazhdueshme me qytetarët, ka realizuar një takim me banorët e fshatrave Gjenovicë dhe Simnicë, ku ka dëgjuar nga afër shqetësimet, kërkesat dhe nevojat e tyre.

“Sonte ndalova për të takuar banorët e fshatrave Gjenovicë dhe Simnicë, ku pata mundësinë të dëgjoj nga afër kërkesat dhe nevojat e tyre që presin zgjidhje”, deklaroi Bejta.

Ai theksoi se banorët janë shprehur të zhgënjyer nga neglizhenca e viteve të fundit, duke vënë në pah faktin se shumë punë dhe iniciativa janë realizuar me forcat e tyre.

“Të zhgënjyer dhe të neglizhuar gjatë viteve të fundit, ata theksuan se shumë punë i kanë realizuar me vetëiniciativë, përmes Shoqatës së fshatit Gjenovicë”, u shpreh Bejta.

Bejta përgëzoi banorët për angazhimin dhe vullnetin e treguar, duke e cilësuar këtë si shembull pozitiv të organizimit qytetar.
“Për këtë angazhim dhe vullnet të treguar, i përgëzova sinqerisht”, tha ai.

NA NDIQ NË FACEBOOK